Gjatë qëndrimit tim në rajonin e Tetovës, pata mundësinë që të vizitoj edhe mullirin “Bereqeti”, në fshatin Dobrosht të Komunës së Tearcës.
Dëgjova nga afër problematikat e tyre në këtë kohë pandemie dhe njëherit u premtova që ne si MBPEU dhe unë si ministër i kësaj ministrie do të jemi gjithmonë në përkrahje të agro-bizneseve.
Gjithashtu unë dhe qeverisja jonë do të përkushtohemi që ta zhvillojmë edhe më shumë bujqësinë në këtë anë, dhe me politikat tona bujqësore do të krijojmë kushte më të mira me çka do të mundësohet zhvillim i bujqësisë në këto anë, e cila edhe do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe mirëqenies familjare të qytetarëve.