Ministri i Ekonomisë Bekteshi promovon turizmin malorë

Blerand Rexhepi

Këtë të dielë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e kishte ditë pune, por për dallim nga ditët tjera me kostum në kabinet, kësaj radhe me veshje sportive dhe në ambient të hapur morri rrugën e bjeshkëve të Sharrit për të kontribuar edhe personalisht në promovimin e turizmit malorë, i cili viteve të fundit po merr hov të madh në vendin tonë.

Aktiviteti i organizuar nga Klubi Malorë “Peaktrip” nga Tetova i përkrahur nga Ministria e Ekonomisë kishte për qëllim promovimin e bukurive natyrore të Malit Sharr si dhe stimulimin dhe përkrahjen e sportit të bjeshkatarisë, rrespektivisht promovimit të turizmit malorë.

Shtegu i cili u përshkua sot filloi prej fshatit Sellcë deri në majën Guri i Kuq ose siç njihet ndryshe maja e Flamurit.

Në këtë ecje rekreative morrën pjesë rreth 100 pjesmarrës adhurues të natyrës dhe bjeshkatarisë. Me prezencën e tij në këtë aktivitet Ministri Bekteshi dëshmoi angazhimin e tij dhe të Ministrisë së Ekonomisë në zhvillimin e turizmit malor dhe zhvillimit rural, si dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen dhe kultivimin e natyrës.

Next Post

Analistët : BDI dhe Ahmeti të heqin qafe drejtorët e përjetshëm

Tani është koha për fytyra të reja që do të zinin vendin e drejtorëve të përjetshëm ndërsa BDI dhe Ali Ahmeti duhet përfundimisht të heqin dorë nga avancimi i të njëjtave figurave brenda partisë.Kështu vlerësojnë analistët politikë informon TetovaSot. Sipas analistëve institucionet kërkojnë profesionistë e jo partiakë ose shërbyes publikë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: