Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot ishte për vizitë pune në Strumicë, ku me kabinetin e tij, i vizituan institucionet në fushën e kulturës në këtë qytet, si dhe ndërtesën ku po ndërtohet “Teatri i Vjetër”.

vull

Ismaili vuri në dukje se Ministria e Kulturës nëpërmjet të dyja institucioneve kombëtare, Qendrës së Kulturës “Anton Panov” dhe Entit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut në Strumicë, në këtë komunë vazhdimisht mbështesin projekte të shumta në fushën e dramës, muzikës dhe folklorit, si dhe projekte në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ai u njoftua edhe me zbatimin e projekteve në vazhdim të cilat mbështeten nga Ministria e Kulturës.

Gjatë vizitës në ndërtesën e“Teatrit të Vjetër”, Ismaili theksoi se rinovimi po zhvillohet në mënyrë intensive dhe se pret që punimet ndërtimore të përfundojnë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020.

“Në ndërtesën, në kuptimin e ndërtimit, kanë përfunduar konstruksioni i betonit të armuar, është vendosur zdrukthtaria e fasadës, fasada e ndërtesës ka përfunduar 90% dhe ndërtesa është e mbuluar plotësisht. Gjithashtu, instalimi i ujësjellësit dhe kanalizimit është vendosur plotësisht, ndërsa në pjesën më të madhe ka përfunduar edhe instalimi elektrik.

Po zhvillohen punimet në kullën skenike për t’i zbatuar sistemet e teknologjisë skenike. Përndryshe, deri në përfundimin e ndërtesës mbesin punimet e tjera të përfundimit të zejtarisë dhe ndërtimit, pajisjes dhe mobiljes në brendësi, instalimi i sistemeve audio-video, si dhe rregullimi i parterit. Sipas gjithë kësaj, pres që punimet e ndërtimit të përfundojnë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020”, tha Ismaili.

Ai shtoi se realizimi i projektit padyshim e shfaq përkushtimin e Ministrisë së Kulturës, në të gjitha qytetet e vendit, për ta stimuluar jetesën kulturore, për ta pasuruar me përmbajtje të reja, për të mundësuar një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet komunave në rajon dhe më gjerë.

Next Post

Zenka: Kemi të drejtë ta përdorim flamurin kombëtar

Përdorimi i simboleve kombëtare është e drejtë kushtetuese dhe me ligjin aktual për përdorimin e simboleve kombëtare ekziston e drejta për përdorimin e tyre, por problem paraqet ligji për rendin dhe qetësinë publike ku lihet një mundësi e gjërë e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të këtij neni, tha për televizionin Teuta […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: