Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marija Petroviq

vull

Në takim, Ismaili dhe Petroviq i theksuan lidhjet e mira tradicionale kulturore ndërmjet të dyja vendeve dhe u shprehën të bindur se Programi i ri i bashkëpunimit i nënshkruar gjatë vizitës së ministrit malazez, Bogdanoviq, në vendin tonë në muajin prill të këtij viti do të kontribuojë në intensifikimin e tyre nëpërmjet shkëmbimit të projekteve konkrete dhe artistëve ndërmjet të dyja vendeve, si dhe komunikim më të madh ndërmjet institucioneve në fushën e kulturës.

Mes tjerash, u bë fjalë edhe për praninë e paradokohshme të ministrit Ismaili në hapjen e Edicionit të 19-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Ulqin që ishte shfrytëzuar edhe si një mundësi për të filluar bashkëpunimin dhe praninë e vendit tonë në panairet e librave që do të mbahen në Mal të Zi në të ardhmen. Gjithashtu, ishte nënvizuar edhe bashkëpunimi në kuadër të Forumit për Kulturat Sllave, në Këshillin e Ministrave të Evropës Juglindore (COMOCOSEE), si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të UNESCO-s.

Ambasadorja malazeze, Petroviq, informoi për aktivitetet e rëndësishme të Ambasadës që synojnë intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve.

Në fund, ministri Ismaili i uroi mision të suksesshëm diplomatik ambasadores Petroviq dhe u shpreh se pret që gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve do të vazhdojnë të përforcohen dhe të thellohen me një dinamikë më të theksuar.

Next Post

Këshilli i Prokurorëve Publikë, vendosi: Të shkarkohet prokurorja Katica Janeva

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot njëzëri ka vendosur të fillojë procedurën për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva për shkak të punës joprofesionale dhe joetike, njoftoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Kole Shterjev.     Ai shtoi se Këshilli do të duhet të përgatit raport të cilin do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: