Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me delegacionin e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë

vull

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me delegacionin e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari Marjan Kicev. Në takim kyetari i SPM-së drejtoi urime ministrit Spasovski, duke shprehur optimizëm se do të vazhdohet me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm siç ishte në mandatin e kaluar të Spasovskit si ministër i Punëve të Brendshme , kur së bashku u sollën shumë vendime në interes për të punësuarit në Ministrinë e Puëve të Brendshme. Ministri Spasovski e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë me SPM-në dhe gatishmërinë për bashkëpunim në interes për të punësuarit në Ministri. Spasovski potencoi se kushtet e mira për punë dhe përmirësimi i standartit të nëpunësve policorë do të jenë prioritet edhe në periudhën e ardhshme dhe do të ndërmerren masa përkatëse për këtë në bashkëpunim me Sidikatën e Policisë së Maqedonisë.

Next Post

Florent Sinani feston ditëlindjen, mbush 13 vjeç

Florenti, djali i humanistit dhe biznesmenit të njohur kosovar në Gjermani, Ilir Sinani sot feston ditëlindjen dhe mbush 13 vjeç. Një djal shumë entuziast dhe me talent të jashtëzakonshëm Florent Sinani ndryshe luan edhe futboll por e kemi parë shpesh edhe në rolin e aktorit duke luajtur kështu në komedi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: