Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj: Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes

vull

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj të cilët janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Statusi i plot në facebook:

Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes ndaj dhjetëra të plagosurve pas eksplodimit të gazit në Ferizaj.
Ky trajtim në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Emergjente në QKUK, ndaj qytetarëve të lënduar deri më tani është në nivelin maksimal.
Së bashku me kryetarin Agim Aliun, kemi diskutuar për të gjitha mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që gjendja e secilit qytetar të jetë në nivelin e duhur dhe të bëjmë çmos që të mos rrezikohet jeta e asnjë qytetari të lënduar sot në Ferizaj.
Do të jemi pranë të gjithë pacientëve të lënduar dhe ju urojmë shërim të shpejtë!
Next Post

Ali Ahmeti: Jam pafundësisht mirënjohës për vëmendjen tuaj dhe për mijëra uratat dashamirëse

Ditë më parë, kryetari i BDI-së, Ahmeti  festoi ditëlindjen e 62-të me radhë. Ahmeti është lindur më 4 janar të vitit 1959 në fshatin Zajaz të Kërçovës. Angazhimi politik i tij ka filluar qysh në shkollë të mesme, kur arriti që me sukses të vendoste përdorimin e gjuhës shqipe në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: