Ministri Ismaili realizoi takim me ambasadoren e Zvicrës, Zuter Tehada

vull

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Sibil Zuter Tehada. Në takim, ministri Ismaili u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen që Zvicra e jep në kulturë, institucionet dhe artistët në Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi në kulturë ndërmjet të dyja vendeve zhvillohet pa dokumente zyrtare, kështu që në takim u bë fjalë edhe për interesin e Ministrisë së Kulturës për intensifikimin e bashkëpunimeve konkrete dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të realizoheshin ndërmjet sektorit institucional dhe civil në disa fusha të kulturës.

Next Post

Pa u çliruar Tetova, ditë të bardhë nuk mund të shohin shqiptarët në Maqedoni

Shkruan: Abdulla Mehmeti Nuk e dij sa janë të informuar dhe bindur pjesa më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni për një të vërtetë të madhe se, pushteti i këtij shteti, në vazhdimësi, me ndihmën e aleatëve të jashtëm pë zbatimin e strategjisë afatgjatë sllave (me elaborate, platforma, plane dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: