Ministri Ismaili realizoi takim me Le Gal nga Qendra Ndërkombëtare e Industrive Kreative

vull

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim pune me Artur Le Gal, drejtor i KEA European Affairs, qendra kërkimore politike ndërkombëtare e specializuar për kulturë, industri kreative dhe sport.
Ministri i Kulturës, Ismaili, i potencoi përpjekjet e mëdha që vendi i bën në fushën e industrive kreative dhe e ndau rëndësinë që këto industri e kanë ndaj shoqërisë dhe ekonomisë.
Qëllimi i takimit ishte të potencohet karakteri multidisiplinar i industrive kreative, të ndahen përvojat nga puna e bërë në fushat e ndryshme të veprimit kulturor dhe kreativ në rajon dhe të thellohet bashkëpunimi.
KEA European Affairs me seli në Bruksel i zhvillon politikat evropiane në kulturë dhe bashkëpunimi me këtë Qendër do të orientohet në promovimin e autenticitetit, origjinalitetit dhe diversitetit. Bashkëpunimi i ardhshëm në këtë fushë për Maqedoninë e Veriut do të thotë zhvillimi i kreativitetit të bazuar në kulturë dhe përfshirjen e çështjeve kulturore në fushat tjera politike.

Next Post

Valbona Spahiu këngëtarja më e mirë e live-it e bën duetin me këtë reper

Valbona Spahiu është zëri i preferuar i shumë njerëzve, dashamirës të muzikës live, të amtosferes që merr flakë. Te gjithë e njohin Valbonen, këngëtaren që e ndez atmosferen kudo ku është e ftuar për të kënduar. Zëri i bukur, nuk po mungon as me këngë të shoqëruara me videoklipe. Pak […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: