Ministri Nuredini bashkë me homologë nga rajoni në Përmet dhe Gjirokastër, diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovim të turizmit

Kohanews Admin

Ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini sot po qëndron për vizitë në Shqipëri me ftesë të ministres Kumbaro, ku në Përmet dhe Gjirokastër diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovimit të turizmit.

Me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, së bashku me kolegët nga Republika e Kosovës, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, morëm pjesë në takimin përgatitor për sezonin turistik 2022, që po mbahet dje dhe sot në Përmet dhe Gjirokastër të Shqipërisë.

Në takim u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së vlerave natyrore dhe kulturore, promovimin e turizmit që siguron zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mbrojtjen e vlerave natyrore që janë përgjegjësi e përbashkët ndërkufitar.

Next Post

MPB me pllakatë falenderimi për ndihmës drejtorin e policisë së uniformuar, Shefik Bajrami

Gjatë festimit të ditës së policisë, ndihmës drejtori i Byrosë Për Siguri Publike (BJP) u dekorua nga MBP me mirënjohje direkte nga vet Oliver Spasovski. Në të njejtën kohë, Shefik Bajrami njihet si një ndër personat më të kompletuar në MPB dhe një jurist i shkëlqyer i cili e ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: