Ministri Nuredini: Investime kapitale në komunën e Likovës

Kohanews Admin

Dje së bashku me zëvendëskryeminsitrin Artan Grubi dhe Minsitrin Kreshnik Bekteshi ishim në vizitë në Llojan, Sllupçan dhe në Orizare, komuna e Likovës.

Në fshatin Llojan përuruam fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit si dhe rekonstruimin e rezervuarit për ujë të pijshëm. Me realizimin e këtij projekti, banorët e Llojanit do të fitojnë rrjet stabil të ujësjellësit dhe ç’do shtëpi do të furnizohet me ujë të pijshëm. Uji është një nevojë themelore e çdo qytetari të këtij vendi, dhe për punën tonë është e domosdoshme sigurimi i kësaj të drejte themelore kushtetuese për të gjithë njerëzit.

Vizita jonë e dytë ishte në Sllupçan të komunës së Likovës ku biseduam për fillimin e projektit për Ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë,  që financohet nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me vlerë prej 27.934.673,00 denarë.

Ndërsa në vendbanimin Orizare, ndoqëm nga afër punimet e realizimit të projektit për rrjetin e ujësjellësit, për realizimin e së cilit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Buxhetin e vitit 2020 siguroi dhe i transferoi komunës mjete në vlerë prej 40.000.000,00 denarë.

Realizimi i suksesshëm i projekteve të tilla thelbësore nuk do mund të bëhet pa bashkëpunimin e qeverisë qëndrore dhe lokale.

Jam i bindur që në muajt e ardhshëm do vazhdohet me projekte të tilla edhe në komuna të tjera sepse uji i pastër i pijshëm dhe asgjësimi i ujërave të zeza komunale janë thelbi i një jete cilësore dhe një mjedisi të pastër.

Next Post

23 vjet nga rënia e Ismet Jasharit – komandant Kumanova

Sot mbushen 23 vjet nga rënia e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – komandant Kumanova. Ai u lind në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: