Ministri Nuredini merr pjesë në konferencën “Rrethi i gjelbër ekonomik” në Vjenë

Blerand Rexhepi
Në prezantimin e konferencës “RRETH I GJELBËR EKONOMIK” theksova se e ardhmja e prosperitetit ekonomik të vendit tonë dhe arritja e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm është e qartë.
Krijojmë dhe zbatojmë politika të zbatueshme të gjelbra për të realizuar “Agjendën e gjelbër” në Ballkan si një qasje e re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe përtëritjen e ekosistemeve natyrore.
Demistifikojmë ekonominë e gjelbër duke iu afruar konsumatorit, duke stimuluar investimet private me masa konkrete të propozuara si efikasiteti energjetik, energjia diellore, shërbimet e ekosistemit dhe mobiliteti elektronik.

Punojmë në sigurimin e tranzicionit të drejtë energjetik në ekonomi, duke krijuar vende pune të gjelbra, mbështetje financiare të planifikuar sistematikisht për operatorët ekonomikë dhe amvisëritë individuale.
Krijojmë legjislacion të harmonizuar me nevojat e të gjitha palëve të interesuara që do të zbatohet menjëherë, do të hapë mundësi të reja për zhvillim dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Next Post

Ministri, Shaqiri: Mbështesim maksimalisht personat me aftësi të kufizuara

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe  e Administratë mbështet maksimalisht personat me aftësi të kufizuara. Me ndryshimet e reja ligjore, ne do ta bëjmë të domosdoshme për secilin institucion që gjatë përpilimit të planeve vjetore të punësimit të përfshijnë edhe vende pune për personat me aftësi të kufizuar.   Gjatë takimit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: