Ministri Nuredini në Berlin takon ministren gjermane Shulce dhe homolog tjerë nga BE

Blerand Rexhepi

Sot dhe nesër, në Berlin, me ftesë të Ministrit gjerman të Mjedisit Svenja Shulce, zhvillohet një takim jozyrtar i Ministrave të Mjedisit dhe Klimës të BE ku marrin pjesë Ministrat e Mjedisit të vendeve anëtare të BE dhe një numër vendesh të tjera dhe përfaqësues të institucioneve të BE, përfshirë këtu edhe delegacionin е udhëhequr nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. Agjenda e ditës së parë të takimit u përqëndrua në çështjet e biodiversitetit, humbjen e bi-odiversitetit, shkatërrimin e natyrës në kontekstin e parandalimit të pandemisë dhe mësimet e nxjerra nga kriza COVID-19 dhe politika e klimës, në veçanti ndikimin e synimit të rishikuar të BE-së për 2030.

Takimi synon të lehtësojë një shkëmbim pikëpamjesh mbi lidhjen midis humbjes së biodiversitetit dhe pandemisë së koronavirusit dhe të diskutojë propozimin e Komisionit Evropian për të rritur objektivin e BE-së për klimën 2030 në të paktën 55% në krahasim nga nivelet e vitit 1990.

Në ditën e dytë, ministrat e BE-së për mjedisin dhe klimën do të kenë edhe një mundësi tjetër për të shqyrtuar në detaje propozimet e Komisionit Evropian për veprimin e klimës në një sesion pune dhe për të diskutuar vendimet e ardhshme për ngritjen e objektivit të klimës BE 2030 dhe Ligjin e BE-së për Klimën.

Në takim, përmes diskutimeve joformale, Ministri Nuredini shqyrtoi një përmbledhje të aktiviteteve aktuale për mbrojtjen e biodiversitetit dhe politikave klimatike, kontributet e rishikuara kombëtare dhe Strategjinë Afatgjatë dhe Ligjin për Veprimin Klimatik në nivelin kombëtar.

Në kuadër të ngjarjes, Ministri Nuredini zhvilloi disa takime bilaterale. Me Ministrin turk të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Murat Kurum dhe me Ministrin turk të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Murat Kurum shkëmbyen mendime mbi nevojën dhe mundësitë për qytete të gjelbërta dhe bashkëpunimin e ardhshëm.

Ministri Nuredini gjithashtu pati një takim bilateral me Ministrin Federal të Austrisë për Veprimet Klimatike, Mjedisin, Energjinë, Lëvizjen, Inovacionet dhe Teknologjinë Leonor Gevesler, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit me Agjencinë Austriake të Mjedisit në nivelin teknik dhe mbështetjen e mundshme në krijimin e një Agjencie Mjedisi në vendin tonë.

Next Post

Nga Durrësi në Varna me tren, drejtori Halili: Korridori i VIII i rëndësishëm, po bëjmë pregaditjet e fundit

Investimet në infrastrukturën hekurudhore për të përmirësuar efikasitetin e transportit dhe logjistikës konsiderohen një katalizator për rritjen ekonomike dhe një mjet për të rritur eksportet. Trafiku i shtuar i udhëtarëve është vetëm një motiv dytësor, në një rajon ku mbizotëron transporti me autobus. Serbia ndoshta ka planet më ambicioze dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: