Ministri Nuredini priti në takim përfaqësuesen e KB Duxhaik: Riafirmohen përparësitë kryesore afatgjata të bashkëpunimit

Blerand Rexhepi

Riafirmohen përparësitë kryesore afatgjata të bashkëpunimit midis MMJPH dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara

Sot pata takim me Koordinatoren e përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut SH.S. Rosana Duxhiak, takimi i parë në mandatin e ri si ministër.

Takimi riafirmoi angazhimin e të dy palëve për bashkëpunim të përbashkët që çon në një Republikë të Maqedonisë së Veriut të prosperuar, gjithëpërfshirëse dhe rezistente në fushën e mjedisit jetësorë.

Gjegjësisht, përparësitë kryesore afatgjata në fushën e mjedisit dhe ndryshimit të klimës u riafirmuan, në të cilat Ministria e mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinor së bashku me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në RMV bashkëpunojnë në zbatimin e tyre për një kohë të gjatë.

Dokumentet strategjike “Korniza e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim 2021 – 2025” dhe “Dokumenti i Programit të UNDP 2021 – 2025” janë vizione programore për sistemin e transformimit që çon në një ekonomi të gjelbërt të përshpejtuar dhe inkluziv të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Next Post

Bekteshi në kosultim me publikun ekspert lidhur me Pakon e katërt të masave

Kontributi i publikut ekspert në politikat ekonomike është thelbësorë për krijimin e masave për ritjen ekonomike. Këtë e theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në Koferencën e 4-të Shkencore Ndërkombëtare për biznes dhe teknologji informative të mbajtur sot e që është organizuar nga Univerziteti i Europës Juglindore. Ministri në fjalimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: