Ministri Nuredini vizitoi Parkun kombëtarë të Mavrovës: Diskutohet mbi sfidat e menaxhimit

Blerand Rexhepi

Dje, (09.10.2020), në pritje të zbatimit të debateve të paralajmëruara publike mbi Projektligjin për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar, ministri Naser Nuredini, realizoi një vizitë pune në Parkun Kombëtar të Mavrovës.

Ku me drejtorin e PK Mavrovë Samir Ajdini dhe drejtorin e PK të Galiçicës Vasko Paskali, diskutuan për përvojat dhe sfidat me të cilat përballen zonat e mbrojtura në vend në periudhën e kaluar, si dhe për mundësitë për përmirësimin me menaxhimin e tyre.

Në këtë takim, u përcaktuan hapat konkretë të ardhshme për përfundimin e suksesshëm të procedurës për rishpalljen e Parkut Kombëtar të Mavrovës, si dhe mënyrat e mundshme për vetëfinancim të qëndrueshëm.

Next Post

Goce Dellçev dhe Plisi i bardhë

Tash disa vjet  ka pasur një ‘konfrontim’ të llojit të vet mes Ali Ahmetit, nga njëra anë, dhe më shumë historianëve e politikanëve, maqedonas e shqiptarë, nga ana tjetër. Mollë sherri është bërë një deklaratë e të parit të integristëve se Goce Delçevi, revolucionari i njohur për të cilin grinden […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: