Ministri Shaqiri merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor: Thellohet bashkëpunimi në sferën e 5G

Blerand Rexhepi

Me partnerët e Ballkanit Perëndimor, pata mundësinë të shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira në aspekt të transformimit digjital të rajonit. Bashkëbiseduesit e lartë, biseduan ndërmjet tyre rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit, por edhe për sfidat me të cilat po përballen në realizimin e synimit kyç dhe ky është përmirësimi i cilësisë së jetesës së të gjithë qytetarëve në të gjashtë shtetet.

Takimi ministror, u përmbyll me nënshkrimin e dy Memorandumeve të bashkëpunimit, me të cilët do të thellohet bashkëpunimi në sferat e 5G-së, Interoperabilitetit dhe sferave të tjera, në drejtim të integrimit digjital, shkëmbimit të sigurtë të të dhënave dhe ndërlidhjes më të ngushtë reciproke.

Njëkohësisht, u miatuan konkluzionet nga mbajtja e Samitit të tretë digjital të Ballkanit Perëndimor, lidhur me aktivitetet të cilat do të pasojnë. Samiti promovon perspektivë digjitale të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përfshin katër platforma kryesore: Lidhja e rrjeteve dhe shërbimeve, besim dhe siguri, aftësi digjitale dhe ekonomi digjitale.

Next Post

Drejtori Halili bën përurimin e renovimit të stacionit hekurudhor në Tetovë

Nga viti 1952 kur dhe është ndërtuar Stacioni hekurudhor në qytetin e Tetovës asnjëherë nuk është renovuar derisa për herë të parë është bërë sivjet kur në krye të këtij institucioni ka ardhur drejtori gjeneral Festim Halili, i cili edhe sot ka bërë hapjen solemne kurse në vazhdim ju sjellim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: