Ministri Shaqiri pret në takim ambasadoren gjermane, Holshtajn: Diskutohet depolitizimi i administratës

Blerand Rexhepi

Shkup, 20 tetor – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, shkëlqesinë e saj Anke Holshtajn.

Në takim u diskutua lidhur me projektet aktuale të ministrisë, sfidat, realizimin e synimeve, si dhe planet e mëtejshme për bashkëpunim.

Në takim u theksua edhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkrete në drejtim të depolitizimit të administratës, si dhe u diskutua lidhur me përfitimet të cilat i sjell procesi i digjitalizimit.

MSHIA-ja dhe Ambasada e Gjermanisë do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin e suksesshëm.

Next Post

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës shënuan fitore në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në volejboll, KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e meshkujve ka shënuar fitore përballë KV “Shtipi” me rezultatin e thellë 3-0 në sete, takim ky që u luajt më 19 tetor (e hënë) në Tetovë. Situata […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: