Ministri Shaqiri priti në takim ambasadorin çek Toman: U shpalosën planet dhe projektet lidhur me digjitalizimin dhe reformën e administratës publike

Blerand Rexhepi

Ministri Shaqiri, i shpalosi ambasadorit Toman planet dhe projektet e MSHIA-së lidhur me digjitalizimin dhe reformën e administratës publike. Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë mbi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet të dy palëve në aspektin e projekteve të tjera lidhur me ministrinë.

Ministri Shaqiri, shprehu falënderimet e tij lidhur me mbështetjen e treguar të ambasadorit Toman, i cili është mysafiri ynë i parë i Bashkësisë ndërkombëtare, me të cilin u takua pas marrjes së pozitës ditë më parë si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ambasadori i Republikës Çeke, njëkohësisht i bëri ftesë ministrit për pjesëmarrje në konferencën digjitale e cila do të organizohet ,,online” – ,,Prague 5G Security Conference”, dedikuar rrjetit 5G dhe do të mbahet në Pragë.

Next Post

Ministri Shaqiri takon ambasadoren amerikane Bërns: Theks i veçantë në reformat e administratës, agjenda digjitale...

Partneriteti strategjik, ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe një herë u ridëshmuan në takimin e punës së ditës së sotme, ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dr. Jeton Shaqiri dhe ambasadores së SHBA-ve Ekselenca e saj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: