Ministri Shaqiri: Sigurimi i e-shërbimeve, ofruar qytetarëve dhe bizneseve është me rëndësi të veçantë

Blerand Rexhepi

Sigurimi i e-shërbimeve, ofruar qytetarëve dhe bizneseve është me rëndësi të veçantë, ashtu si dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale në procesin e transformimit digjital.

Me projektin e finansuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit IPA 2017-të ,,Përforcimi i e-Qeverisë”, i cili filloi në gusht të vitit 2020-të, MSHIA-ja do të zhvillojë shërbime të reja elektronike ofruar qytetarëve dhe bizneseve – pikërisht për këtë projekt, sot u miratuan konkluzionet dhe instruksionet e dhëna ndaj institucioneve të cilët janë të përfshirë në projektin e seancës qeveritare.

Projekti do të implementohet në 3 vitet në vijim

për zhvillimin e 135 e-shërbimeve të reja, ofruar qytetarëve dhe bizneseve,

digjitalizimi i regjistrave themelorë, të nevojshëm për procesimin e tyre dhe

përforcimin e kapaciteteve të shërbimeve kualitative në institucione.

Përdoruesit, do të kenë mundësinë t’i paguajnë taksat administrative dhе tarifat e e-shërbimeve me kartela pagesore; të parashtrojnë kërkesa dhe të marrin dokumente të vlefshme, të nënshkruara në mënyrë elektronike ose dokumente të vulosura nga ana e institucioneve si ofrues të shërbimeve.

të rritet numri i e-shërbimeve,

do të reduktohet koha, si dhe mjetet e duhura të përdoruesve në interaksion me organet publike,

do të rritet efikasiteti dhe efektiviteti i institucioneve.

Next Post

MYFTIU I TETOVËS PROF. DR. QANI EF. NESIMI: AMANETI

•  Prof. Dr. Qani ef. Nesimi Myfti i Tetovës Amaneti Ty s’të bënë keq Zoti kurë S’ka si ti m’i mirë burë. Ti që gostit mysafirët Derth fjalën si xhevahirët. Si trathëton Amanetit I mbaron hallin miletit. Për jetimin kujdesohesh Për të huajt interesohesh. Asnjeri nuk lëndon kurë Pra të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: