Ministri Shaqiri takon euroambasadorin, Ger: Diskutohet përmirësimi i klimës së lirisë ë mediave

Blerand Rexhepi

Sot, u realizua takim pune me Ambasadorin e ri të BE-së Dejvid Ger. Takimi u zhvillua në ambient konstruktiv, me ç’rast ministri Jeton Shaqiri e njohu euroambasadorin me projektet e ministrisë në drejtim të profesionalizimit të adminsitratës dhe zhvillimit të digjitalizimit të shërbimeve publike, si dhe aktivitetet të cilat do të ndërmerren lidhur me përmirësimin e klimës për lirinë e mediave dhe pavarësinë e tyre financiare. Njëkohësisht, iu falënderua në aspekt të mbështetjes së ofruar nga ana e Bashkimit Evropian, si dhe bashkëpunimit të suksesshëm, i cili do të vazhdojë edhe më tej.
Next Post

Bëhet furnizimi i rezervoareve të reja për impiantin e trajtimit në Jugohrom

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se tre furnizime publike tashmë janë duke u zhvilluar për rinovimin e impiantit të trajtimit për zvogëlimin e kromit gjashtëvalent në Jugohrom, Jegunovce, edhe atë për depozitat e reja për impiantin e trajtimit, mirëmbajtjen e sistemit dhe telekomandën. Impianti për trajtimin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: