Ministri Spasovski në vizitë të objektit të rinovuar në Njësinë Policore në Zherovjan

vull

Sot ministri Oliver Spasovski, bashkë me zëvendësministrin Nazim Bushi, drejtorin e Drejtorisë për Siguri Publike Sasho Tasevski, zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për Siguri Publike Arif Asani dhe funksionar[ të tjerë të lartë policorë kryen shqyrtim të punëve ndërtimore të realizuara në objektin e rinovuar në të cilin është vendosur Njësia Policore me Kompetenca të Përgjithshme në Zherovjan.

Në deklaratën për media, ministri Spasovski potencoi se objekti i deritanishëm i Njësisë Policore ishte në gjendje të amortizuar, e cila nuk ishte në pajtim me standardet profesionale të punës të nëpunësve policorë të kësaj njësie policore.

“ Në procedurë të renovimit të objektit janë realizuar një numër i madh i punëve ndërtimore-zejtare: ndërrim i tërësishëm të dritareve të drurit me PVC dritare, e cila do të kontriubojë për rritjen e efikasitetit energjetik dhe kursime më të mëdha, është punuar fasadë e re, është realizuar sanacion i të gjitha nyjeve sanitare dhe ndërrim i dyerve të brendshme me dyer të reja, është montuar portal i ri në hyrje, është instaluar ngrohje qendrore që do të kontriubojë në përmirësimin e kushteve të punës, nga njëra anë por edhe ruajtjen e ambientit jetësor nga ndotja. Ka përfunduar renovimi i plotë i brendshëm, kurse pjesa e jashtme rreth objektit është rregulluar me vendosjen e pllakave prej bekatoni dhe rrethojë mbrojtëse. Vlera e aktiviteteve të përmendura ndërtimore në procesin e rekonstruimit të objektit është 2.526.363.00 denarë ose rreth 40.747 euro, kurse një pjesë e madhe e këtyre mjeteve në vlerë prej 18.700 eurove janë siguruar nga donacione prej qytetarëve, të cilëve me këtë rast sinqerisht i falenderoi”, theksoi ministri Spasovski.

Ministri theksoi se integriteti, pajisja, statusi dhe kushtet bashkëkohore në punë të nëpunësit policor janë imperativ pa të cilin nuk është i mundur zbatimi i çdo lloj të reformave sistemore në këtë lëmi.

”Si Ministri dhe Qeveri jemi të përkushtuar drejt realizimit të reformave sistemore të planifikuara, përmes realizimit të plotë të këtij imperativi”, tha Spasovski, duke shtuar se edhe në vitin e ardhshëm do të vazhdohet me furnizimin me uniforma të reja për policinë dhe njësitet speciale të MPB-së, si dhe furnizimin me armë, municion, pajisje mbrojtëse, për arsye se çdo nëpunësi policor duhet patjetër t’i sigurohen parakushtet elementare për punë normale.

Ministri Spasovski, bashkë me bashkëpunëtorët, realizuan edhe një takim të shkurtër me udhëheqësinë e Njësisë Policore, gjatë të cilit komandanti Naser Zenuni informoi për shkallën e lartë të realizimit të veprave penale të zbardhura gjatë vitit 2020, duke theksuar se sipas detyrës zyrtare nga 40 veprat penale të denoncuara, 29 janë realizuar, përkatësisht janë parashtruar kallëzime përkatëse kundër kryerësve të veprave penale, kurse për 24 vepra penale të denoncuara të cilat udhëhiqen si padi private, janë realizuar 18. Te 11 kundërvajtje të denoncuara për prishjen e rendit dhe qetësisë publike realizimi është qind për qind.

Qytetarëve të cilët donuan mjete dhe ndihmuan në renovimin e objektit të Njësisë Policore në Zherovjan, ministri Spasovski iu ndau mirënjohje.

Next Post

Fletëdenoncim penal për shtatë persona për tegti me drogë

Departamenti i Policisë Kriminalistike- Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në koordinim dhe bashkëpunim të ndërsjellë me SPB Shkup- Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, parashtroi fletëdeoncim penal kundër A.M. (27) nga Dibra, për shkak të ekzistimit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: