Ministria e Kulturës:Komisionet profesionale sot filluan me punë

vull

Në lidhje me akuzat për jotransparencë nga ana e Ministrisë së Kulturës gjatë punës së sotme të komisioneve profesionale të cilat i shqyrtuan aplikacionet e refuzuara të konkurseve vjetore për projektet me interes nacional, duam të njoftojmë për këtë si vijon: Komisionet profesionale sot filluan me punë me orar të punës prej orës 10:30 deri në orën 16:30, periudhë në të cilën mediet patën mundësi të incizojnë pjesë të punës së tyre dhe ta përcjellin gjithë procesin e shqyrtimit të fletëparaqitjeve. Informojmë se mediet vetë, sipas dëshirës së tyre, i lëshuan hapësirat e Ministrisë së Kulturës, ndërsa një pjesë e tyre në mënyrë tendencioze njoftuan se kanë pasur presione t’i lëshojnë hapësirat e Ministrisë, që është i pasaktë. Një pjesë e medieve i transmetuan deklaratat e pjesëmarrësve në konkurs, ende vetë aplikuesit pa i marrë aktvendimet e Ministrisë së Kulturës me arsyetimet se përse janë refuzuar.
Në lidhje me dëshmitë e disa aplikantëve, pjesëmarrës në konkursin për veprimtarinë ndërkombëtare dhe gjoja mosvënien re të komisionit gjatë evidentimit të disa materialeve (si ftesa për pjesëmarrjen e aplikuesit), ju njoftojmë se Komisioni për Veprimtarinë Ndërkombëtare ende nuk ka filluar me punë dhe me shqyrtimin e projekteve të refuzuara.
Mediet, edhe pse patën mundësi ta ndjekin gjithë procesin e punës së komisioneve profesionale, nuk e bënë këtë, por dërguan pyetje në Ministrinë e Kulturës, ndërsa disa nuk i publikuan përgjigjet.
Ministria e Kulturës, sikurse deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, mbetet konsekuente në angazhimet për transparencë dhe raportim në të gjitha aspektet e punës së saj.

Next Post

A do të takohen për Shën Valentin Thaçi me Vuçiqin?

Pasi ndodhemi në prag të ditës së dashuruarve, fillimisht duhet kujtuar se Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave. Edhe pse duket krejtësisht e pabesueshme, “çifti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: