Ministria e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor e gatshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

vull

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor shpreh gadishmëri për bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante me qëllim të mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë natyrore të Republikës së Maqedonisë të Veriut.

 

Politikat e mbrojtjes së natyrës, apo zonave të mbrojtura, në përputhje me legjislacionin e BE- së janë synim i institucionit tonë. Zonat e mbrojtura kanë vlera kulturore, historike, arkeologjike e të trashëgimisë kulturore, të cilave u jepet një status i caktuar me ligj për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Kanjoni Matka mban statusin e Monumentit të Natyrës dhe gjithsesi për ruajtjen e atij statusi kërkon një vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim mes të gjitha institucioneve kompetente duke përfshirë edhe Qeverinë e RMV.

 

Jemi në proces të përgaditjes së Studimit për rivlerësimin e vlerave natyrore te Kanionit Matka. Për më shumë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka për synim avancimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në RMV, si Malin Shar, Malet e Osogovës, fusha e Tikveshit etj.

Next Post

Drejtori Vila: Të përkushtuar maksimalisht në zhvillimin ekonomik të vendit

‘Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është maksimalisht e përkushtuar për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Për këtë qëllim janë krijuar masa për të mbështetur ekonominë në vend’, kështu vlerëson drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Arben Villa. Sipas tij, stimulimi i investimeve është qëllimi kryesor. ‘Qëllimi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: