Ministrja Shahpaska sot u takua me anëtarët e rinj të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

vull

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me anëtarët e rinj të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, të cilët morën mbështetjen e deputetëve të Kuvendit me 61 vota “PRO”.

 

Ministrja u tregoi anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit për rëndësinë e funksionit që ata do të kryejnë, si dhe për përgjegjësinë dhe pritjet e mëdha nga qytetarët.

 

“Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi është një zgjidhje ligjore që u mbështet edhe nga pushteti edhe nga opozita. Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi që del nga kjo zgjidhje ligjore duhet të veprojë në mënyrë jopartiake, të paanshme dhe të pavarur, me zero tolerancë për të gjitha format e diskriminimit. Më në fund, do t’u japim drejtësi qytetarëve”, porositi ministrja Shahpaska.

 

Ajo theksoi se përmes zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, të cilin për herë të parë e përbëjnë profesionistë me përvojë në fushën e të drejtave të njeriut, e rikthejmë besimin e qytetarëve.

 

“Krijimi i një Komisioni të pavarur, profesional dhe efikas për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, detyra e të cilit do të jetë mbrojtja e qytetarëve që diskriminohen mbi çfarëdo baze, është konfirmim i angazhimit tonë për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë”, theksoi ministrja Shahpaska.

 

Ajo, gjithashtu, u dëshiroi anëtarëve të rinj të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi punë të suksesshme.​

Next Post

Një lajm i ri i keq për Barça - Fati nuk do të jetë i rikuperuar për në fazën e 16 të Champions League

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Ansu Fati definitivisht nuk do të jetë gati për të luajtur në ndeshjet çerekfinale që Barcelona do të luajë kundër PSG sepse shërimi i tij është bërë i komplikuar. Shërimi i sulmuesit të ri, sipas informacionit nga media spanjolle, po shkon më vështirë sesa ishte […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: