Mirsad Ibrahimi zgjidhet kryetar i BDI-së, dega Likovë

vull

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për degën e Likovës, pati dy kandidat për kryetar të kësaj dege me çka kryetar u zgjodh Mirsad Ibrahimi me 33 vota ndërsa Lirim Jashari morri 10 vota.

Kryetari i sapozgjedhur i Degës së BDI-së, në Likovë, Mirsad Ibrahimi u shpreh se ndjehet i nderuar dhe i privilegjuar pasi që dega e BDI-së, dega Likovë, që nga themelimi i saj nuk ka njohur humbje.

“Për këto rezultate i falënderoj ish-kryetarët e degës së Likovës, anëtaret dhe simpatizantët e BDI-së. Andaj jap fjalën para jush se me të gjithë kapacitetin tim, në bashkëpunim me anëtarët e degës, me këshillat e degës, që të jap kontribut në realizimin e platformës së BDI-së dhe proceseve për të mirën e shqiptarëve dhe gjithë shoqërisë në tërësi,” u shprehë Ibrahimi.

Fjalë rasti pati edhe Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi i cili ndoqi nga afër punët e Kuvendit të degës së BDI-së, në Likovë së bashku me kryesin e partisë, me çka para të pranishmëve tha se është një kënaqësi e vërtet në Likovë ku gjithë kuvendarët janë të pranishëm në punën e Kuvendit dhe ka një interes të jashtëzakonshëm të madh diku prej 400 anëtarëve dhe simpatizantëve për të ndjekur këtë Kuvend.

“Ne do të vijojmë me zgjedhjet nesër degën e Kërçovës, të dielën në Dibër, ndërsa të hënën në Vrapçishtë dhe kështu me radhë do ti rumbullaksojmë të gjitha degët e Bashkimit Demokratik për Integrim me kryesi të reja dhe me kryetar të rinj, të përgatitur për një Kongres të IV Zgjedhor të BDI-së, nga i cili do të dalim më të unifikuar, më të fuqishëm dhe të gatshëm të përballemi jo me të sotshëm por me të nesërmen, sepse përgjegjësia jonë nuk është të ndërtojmë të sotmen por të përgatisim të sotmen për të ndërtuar të nesërmen,” u shpreh Grubi.

Next Post

Gruevski bëhet shtetas i Hungarisë, pritet të votojë në zgjedhjet lokale?

“Një votues me emrin Nikolla Gruevski është në Listën e Votuesve. Emri i votuesit, si dhe mosha 49 vjeç, përkojnë me ato të ish-kryeministrit maqedonas, i cili shpëtoi nga burgu dhe iku në Hungari, ku iu dha azil”, thuhet në tekstin e 24.hu pak orë më parë. Sipas burimeve të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: