“Sot moti do të jetë me mjegull mesatare lokale. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhje vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 01 deri në 5 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 20 gradë”, kumtojnë nga DPHM.
Në Shkup paradite me kushte për mjegull të lehtë dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të ulet deri në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë.
Deri të dielën, moti do të jetë stabil me temperatura ditore mbi mesataren që do të shkaktojnë shkrirjen e mbulesës së borës në male. Nëpër luginat në orët e hershme të mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë mesatare nga drejtimi jugor. Nën ndikimin e valës të lagësht të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut të përcjell me erë të përforcuar jugore.