MPB-ja informon në lidhje me publikimin e ministrit të Punëve të Brendshme dr. Agim Nuhiu për nënshkrimmin e akteve juridike për vendosjen e mbishkrimeve dy gjuhësor

vull

Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me publikimin e ministrit të Punëve të Brendshme dr. Agim Nuhiu për nënshkrimmin e akteve juridike për vendosjen e mbishkrimeve dy gjuhësore në uniformat e Policisë, si dhe intepretim ligjor në lidhje se ç’farë duhet Ministria e Punëve të Brendshme të ndërmerr periudhën në vijim, e iformon opinionin se:

Në Ligjin për përdorimin e gjuhëve (”Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 7/19) në nenin 1 është përcaktuar se në territorin e tërë shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Në vazhdim të të njëjtit nen përcaktohet se gjuhë tjetër të cilën e flasin mbi 20% të qytetarëve (gjuha shqipe), poashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabtei i saj, në pajtim me këtë ligj.

Në pajtim me nenin 8 paragrafi (3) të këtij ligji, uniformat e policisë, zjrrëfikësve, shëndetësisë, në Shkup dhe në komunat  në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase në alfabetin cirilik, si dhe në gjuhën të cilën e flasin 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj.

Në nenin 23 është përcaktuar se në afat prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji të gjitha institucionet kompetente janë të obliguara të sjellin aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji. Në të njëjtin nen është paraparë se në afat prej një viti dispozitat e ligjeve tjera harmonizohen me këtë ligji, kurse në rast të mos harmonizimit të dispozitave të këtij ligji me dispozitat e ligjeve tjera, organet janë të obliguara ti zbatojnë dispozitat e këtij ligji.

Në këtë drejtim duke vepruar në bazë të dispozitave të ligjeve të lartpërmendura, më datën 11.07.2019 në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është formuar grup i punës me detyrë të kryej analizë dhe harmonizim me rregullat për uniformën e Policisë me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve (”Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 7/19) me Amandamentet Kushtetuese XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 6/19).

Si rezultat i punës së grupit punues, janë përgatitur tekste Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për uniformat dhe shenjat e policisë dhe Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për bartjen, kohën e zgjatjes dhe ndarjes së uniformës dhe të shenjave të uniformës.

Duke pasur tërë këtë parasysh, ju informojmë se publikimi i ministrit Nuhiu ka të bëjë me nënshkrimin e akteve të cilat duhet të dorëzohen në Qeveri. Në të vërtetë, Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për uniformën dhe shenjave të uniformës së Policisë e sjell Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse pas sjelljes nga ana e Qeverisë sillet Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për për bartjen, kohën e zgjatjes dhe ndarjes së uniformës dhe të shenjave të uniformës.

Next Post

Takim i ministrit Nuhiu me shefin e Zyrës Programore UNODC, Vud

Sot ministri i Punëve të Brendshme dr. Agim Nuhiu realizoi takim pune me  shefin e Zyrës Programore pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara-UNODC në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Bill Vud.   Në takim u këmbyen mendime për punën e përditshme, me një shqyrtim për sfidat aktuale në punë. Të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: