MPB me apel për qytetarët: Ekzistojnë lojëra shpërblyese të rrejshme, mos i publikoni të dhënat personale

vull

MPB informon se Sektori për krim kompjuterik dhe fornezikë digjitale pranë Byrosë për Siguri Publike, gjatë periudhës së kaluar ka evidentuar rritje të numrit të lojërave shpërblyese të rrejshme në internet, ku me shfrytëzimin e rrjeteve sociale, sidomos Facebook, janë hapur profile të rrejshme të subjekteve juridike (kompani) nga vendi jonë, me qëllim marrjen e të dhënave personale të qytetarëve.

MPB kërkon që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të dhënat e tyre personale të mos i shpërndajnë me persona të panjohur,

“Me hapjen e profileve të rrejshme të emëruara si disa kompani të njohura në vend, me shfrytëzimin e logove dhe brendeve të tyre, bëhen publikime se për shkak të disa rasteve (ditëlindjen e kompanive dhe të ngjashme), organizohet lojë shpërblyese, me dhurata të ndryshme për fituesit, për shembull vauçerë, telefona celular dhe të ngjashme”.

“Në publikime thuhet nëse dëshirojnë të marrin pjesë në lojërat shpërblyese të rrejshme, të shtypin “like” në publikimin konkret, të komentojnë “marr pjesë”, si dhe të shpërndajnë publikimin, me qëllim që të shpërndahet loja shpërblyese e rrejshme”.

“Më pas nga krijuesit e lojërave të rrejshme shpërblyese ju dërgohet mesazh qytetarëve se janë fitues të çmimeve dhe për marrjen e tyre duhet të dorëzojnë të dhënat personale, të fërgojnë fotografi të letërnjoftimeve (nga të dy anët), si dhe fotografi të poseduesit të letërnjoftimeve”.

“MPB apelon tek qytetarët për ekzistimin e rreziqeve nga keqpërdorimi i të dhënave personale përmes internetit. Është e rëndësishme që qytetarët të jenë të përgjegjshëm me të dhënat e tyre, gjegjësisht të mos i shpërndajnë me persona të panjohur, si dhe me persona të cilëve paraprakisht nuk mund t’ju konfirmohet identiteti”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se në kuadër të kompetencave të tyre, marrin masa në lidhje me këto raste, si dhe bashkëpunojnë me organizatat policore të shteteve tjera.

Next Post

Reka skeptik për hapjen e negociatave në tetor: Maqedonia e Veriu duhet të plotësojë dy kushte (VIDEO)

Ish-diplomati Blerim Reka e shikon me skepticizëm marrjen e një date për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Blerim Reka tha se Maqedonia e Veriut do t’i thotë lamtumirë datës për hapjen e negociatave në muajin tetor. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: