Ministria e Punëve të Brendshme përkrahë përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat për dhënien e provimit nga kandidatë shqiptar për kuadër profesional nëpër auto shkolla dhe kuadër profesional nëpër qendrat e provimeve, të parapara sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.
Sot si përfaqësues i MPB-së në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionin e Legjislacionit në Kuvend, mbështeta mundësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në procedurat e lartpërmendura, të parapara me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor.