MPPS: Pensionistët me pensionin e janarit marrin pensione të rritura për 1.2%, në bazë të harmonizimit me rritjen e shpenzimeve së jetesës

vull

Pensionistët me pensionin e janarit do të marrin pension më të madh, në bazë të harmonizimit të pensionit me rritjen e shpenzimeve të jetesës, që në gjysmën e dytë të vitit 2020, krahasuar me gjysmën e parë të të njëjtit vit, arrijnë 1.2%.

Rritja e pensionit në vlerë nominale arrin 185 denarë në nivelin e pensionit mesatar dhe 134 denarë në nivelin e pensionit më të ulët.

Harmonizimi i rregullt ligjor i pensionit kryhet dy herë në vit nga 1 janari dhe 1 korriku i çdo vit sipas përqindjes së rritjes të indeksit të shpenzimeve të jetesës, që siguron ruajtjen e vlerës ekonomike dhe fuqisë blerëse të pensionit.

Duke filluar nga viti 2019, përveç harmonizimit të rregullt, parashikohet edhe harmonizimi shtesë në rast se bruto prodhimi i brendshëm në vitin paraprak ka rritje reale prej më shumë se 4%.

Përveç këtyre dy mënyrave të harmonizimit, nga viti 2020, bazuar në vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Së Veriut, mund të kryhet edhe harmonizim shtesë në rast se ka rritje të pagës minimale në vitin aktual me më shumë se 15% dhe rritje të pagës mesatare  në vitin e kaluar për më shumë se 5%.​

Next Post

Bexheti bëri hapjen solemne të objektit të komunës, i pranishëm dhe ministri Besimi

Ministri Besimi dhe Kryetari Bexheti vizituan objektin dhe të gjitha zyrat, përshëndetën administratën dhe nga afër pan kushtet për punë. Me mbindertimim dhe adaptimin e objektit komunal janë krijuar kushte të volitshme për administratën dhe për kryerjen sa më efikase të shërbimeve, kto mjete janë siguruara nga ministria e Financave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: