MPPS: Prej nesër fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile

vull

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se nga nesër, 4 shkurt 2021 (e enjte) fillon pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtja civile (të gjitha të drejtat në të holla) për muajin janar 2021.

 

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular, nga shkurti i vitit 2021.

 

Në mënyrë që të shmanget tollovitë përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të përfituesve të ndihmës financiare në kushte rreziku nga virusi COVID-19, pagesa do të kryhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë:

 

– 04.02.2021 (e enjte) – А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L,

– 05.02.2021 (e premte) – M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton detyrimin për të mbajtur maskë dhe distancë fizike prej dy metrash.​

Next Post

Carovska: Donacioni i Uni Bankës për Gjimnazin Matematiko-Informatikë është investim i përbashkët për gjeneratat e ardhshme

Gjimnazi Matematiko- Informatikë në Shkup mori donacion të vlefshëm prej 50 kompjuterësh personalë nga Uni Banka, me çka rëndësishëm u përmirësuan kushtet në të cilët nxënësit i fitojnë njohuritë nga fusha e matematikës, informatikës dhe fizikës. Në promovimin e klasës së pajisur morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: