Muharrem Asani, zëvendësdrejtor i ri i Doganave

Blerand Rexhepi

Qeveria ka emëruar sot Muharrem Asanin zëvendësdrejtori në Doganat e Maqedonisë së Veriut.

Asani ka ushtruar funksionin e udhëheqësit të Njësisë për Tatimet në NP “Rrugët e Maqedonisë” gjatë viteve 2011-2012, ndërsa gjatë viteve 2012-2014 ka qenë këshilltar për çështje financiare në Kabinetin e drejtorit të përgjithshëm të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invelidor të RMV-së.

Njëkohësisht, me përgjegjësi ka ushtruar edhe funksionin e shefit të Kabinetit të drejtorit të përgjithshëm të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të RMV-së.

Pjesëmarrës i shumë forumeve dhe konferencave ndërkombëtare Muharrem Asani edhe në fushën ndërkombëtare si anëtar i ISSA (Shoqata Ndërkombëtare për Shërbime Sociale).

Asani, jurist i diplomuar, ka të mbaruar studimet master në po të njejtën lëmi.

Next Post

Ministrja Stefoska dhe ambasadori i BE,Dejvid Gir,e paralajmëruan programin e ri Evropa Kreative 2021-2027

Në tryezë të rrumbullakët me temë “Evropa Kreative-Perspektivat e Ballkanit Perëndimor”,sot mbaroi cikli tre ditor i ngjarjeve publike të Ministrisë së Kulturës dhe Zyrës së Evropës Kreative-Kultura –”Evropa Kreative në Shtëpi”,kushtuar projekteve të mbështetura në periudhën gjatë viteve 2014-2020,si dhe reflektimi i tyre në nivel nacional dhe rajonal. Ministrja e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: