Muki edhe emrin e shkruan në alfabetin kirilik (Foto)

Blerand Rexhepi

32 deputetë këtë pasdite parashtruan kërkesë në Kuvend për të  thirrur seancë urgjente për konfirmimin e vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së Kovid-19 nga ana e presidentit të shtetit informon TetovaSot.

Nisma u dorëzua në arkivat e Kuvendit. Midis deputetëve të nënshkruar është edhe Muki i cili siç shihet edhe emrin e shkruan në alfabetin cirilik.
Kërkohet që në rend dite të vihen dy pika për të vërtetuar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e Presidentit të vendit Stevo Pendarovski e arritur më 18 Mars dhe 16 Prill.

Për momentin nuk është e qartë si do reagojë Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi,duke ditur qëndrimin e partisë së tij BDI së e cila konsideron se për momentin nuk e sheh të nevojshme thirrjen e një seancë kuvendore .Në anën tjetër kjo për partinë maqedone në opozitë VMRO,një potez i tillë i LSDM së tregon se këta të fundit ikin nga marrëveshja për zgjedhje të jashtëzakonshme Parlamentare.

Më poshtë mund t’i shihni nënshkrimet e deputetëve të LSDM së dhe partnerëve tjerë të koalicionit dhe deputetëve të pavarur.

Next Post

A ka raste autoktone me virusin Korona në vend?, flet drejtori i QSHP-së Arben Ziberi

A mund të mbyllet çështja e gruas së ndjerë nga Velesi, vetëm me shpjegimin e autoriteteve shëndetësore se vdekja e saj ka ndodhur 3 deri në 5 javë para se të gjendet? Sipas analizave, gruaja në të cilën virusi Korona u gjet pas vdekjes dhe djali i saj vdiq në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: