BFI-Myftinia e Tetovës, dënon ashpër sulmin, dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm që ndodhi mbrëmë në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.
Në emër të BFI-Myftinisë së Tetovës dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë!
Lusim Allahun e Madhërishëm që akte të këtilla të mos ndodhin më kurrë.