Ndahet nga jeta Blerim Jakupi, asistent në Zyrën e Financave në UEJL

vull

Universiteti i Evropës Juglindore e njofton opinionin me të gjerë, se sot (5 nëntor 2020), ka ndërruar jetë Blerim Jakupi, asistent në Zyrën e Financave.

Me këtë rast, rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij, të menaxhmentit dhe të punësuarve, familjes së të ndjerit Blerim Jakupi u shpreh ngushëllimet më të thella.

Blerim Jakupi, ka qenë i punësuar në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2004. Ai është një nga studentët dhe të diplomuarit tanë të parë në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë-drejtimi Financa.

Blerim Jakupi, nga kolegët dhe bashkëpunëtoret, do të mbahet mend si punëtor i palodhshëm, bashkëpunues dhe gjithmonë duke përparuar në fushën e tij të punës.

U prehtë në paqe!

Next Post

ISHP Klinika e Kardiologjisë organizon aksion për dhurimin e gjakut

Sot, në hapësirat e ISHP Klinika e Kardiologjisë është organizuar aksion për dhurimin e gjakut ku një pjesë e madhe e stafit i janë bashkangjitur këtij aksioni në krye me drejtorin Naser Muharemi. “Falë drejtorit Naser Muharemi, në hapsirat e ISHP Klinika e Kardiologjisë u realizua një sesion i suksesshëm […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: