Ndërpritet transport ndërkombëatr i drogës, konfiskohen rreth 100 kg marihuanë

vull

Parmbrëmë nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike- Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Materie të Rrezikshme e kanë privuar nga liria A.K.K. (48), nga Republika e Bullgarisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Në periudhën nga ora 20:00 deri më 23:00 në Pikë Kalimin Kufitar “Novo Sellë”, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike, në bashkëpunim me pjesëtarët e Drejtorisë së Doganave, gjatë kontrollimit të automjetit transportues “Man”, me targa regjistrimi të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetasi bullgar A.K.K., janë gjetur 102 paketime të drogës narkotike marihuanë, të fshehura në bunker të ndërtuar në pjesën e sipërme të kabinës të automjetit, përkatësisht rreth 1000 kilogramë drogë.

Droga e gjetur nga ana e ekipit mobil dhe Drejtorisë së Doganave është dorëzuar në SPB Strumicë për procedurë të mëtutjeshme, kurse personi është arrestuar në stacion policor dhe gjatë ditës së sotme deri te Prokuroria Themelore Strumicë do të parashtrohet fletëdenoncim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Me këtë aksion është parandaluar edhe një tentim për transport të dogës, kurse aksioni i fundit i policisë tonë është edhe një dëshmi më shumë se lufta pakompromis kundër krimit po vazhdon.

Next Post

Salah i ofrohet Realit dhe Barcelonës

Mohamed Salah, golashënuesi më i mirë i Liverpool, u ofrohet hapur skuadrave spanjolle Real dhe Barcelona. Egjiptiani tha se Real dhe Barça janë klubet më të mira në botë. Mohamed Salah është lidhur me Real Madrid në dritaren e fundit të transferimit, tani kjo histori do të marrë vrull, pasi “klubi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: