Ndërtimi i sistemit për furnizim me ujë të pijshëm në lagjen Bregu i Diellit

Kohanews Admin

Sot bashkë me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të RMV z. Naser Nuredini ishim në lagjen Bregu i Diellit, ku po zhvillohen punët për ndërtimin e rrjetit për furnizim me ujë të pijshëm për këtë lagje.

Ky projekt është financuar nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, dhe ka të bëjë me ndërtimin e afër 5 km të tubacionit shpërndarës të ujit të pijshëm, në më shumë se 25 rrugë dhe rrugica të kësaj lagjeje, ndërtimin e 24 pusetave shpërndarëse dhe 8 hidranteve të ujit, me një kapacitet shpërndarës prej 20 L/sek.

Paraprakisht komuna e Tetovës ka realizuar edhe ndërtimin e rezervoarit akumulues të ujit për nevojat e kësaj lagjeje, si dhe lidhjen për furnizim me ujëtë këtij rezervoari në gjatësi prej 3 km nga Stacioni për filtrim të ujit të pijshëm në f. Lisec.

Me përfundimin e këtij projekti po përmbyllim një nga nevojat dhe kërkesat e kahmotshme të banorëve të lagjes Bregu i Diellit, për furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësor.

Next Post

BDI e akuzon Taravarin për vjedhje projektesh/ Taravari: Përgjigjen do e jep sovrani në zgjedhje!

BDI e Gostivarit ka akuzuar se kryetari aktual Arben Taravari po poromohet me projekte të huaja. Në konferencë për shtyp, deputetja e BDI-së dhe përgjegjësja për media e këtij subjekti për Gostivarin, Arta Bilalli – Zendeli tha se një sërë projektesh të promovuara gjatë katër viteve të fundit nga Taravari, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: