Ndihma nuk do t’i mungojë sportit shqiptarë, intervistë me zv.drejtorin e ARS-së, Avni Rustemi

Blerand Rexhepi

Zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Avni Rustemi në intervistë ekskluzive për gazetën KOHA, ka folur për angazhimin e tij për ti ndihmuar sportistët e sporteve individuale, për projekte kapitale dhe planet e tij. Ai mes tjerash në intervistë thotë se do të angazhohet që sporti dhe shqiptarët të mos jenë të diskriminuar gjatë realizimit të projekteve dhe planeve të kësaj agjencie

Intervistoi: Fisnik NUHIU

Z.Rustemi me çfarë Buxheti do e nisni vitin 2021? Cilat janë planet?

RUSTEMI: Qëllimi jonë kryesor si institucion është që të fokusohemi në përmbylljen projekteve të nisura përgjatë periudhës 2019/2020, ku vlen të theksohet se një numër i projekteve janë zhvilluar në bazë të kohës së paraparë, por ka edhe projekte që kanë ngecur dhe që kërkojnë një vëmendje të veçantë nga ne. Ndër investimet kapitale që duhet të realizohen janë ndërtimi i terreneve sportive në Likovë, Dollnen dhe Çegran, ndërtimi i pishinave në Tetovë dhe Kërçovë, fillimi i rikonstruimit të pishinës në Strugë, krijimi i hapësirave për rekreacion për të rinjtë, si dhe shumë investime tjera.

A do të janë të mjaftueshme këto para në sportet individuale, për të cilët ndahen zakonisht?

RUSTEMI: Për fat të keq, pothuajse në të gjithë vitin 2020 kaluam një periudhë të brishtë duke pasur parasysh pandeminë COVID – 19 dhe rebalancin e buxhetit nga ana e Qeverisë për shkak ballafaqimit me pasojat e krizës shkaktuar nga pandemia, për këtë arsye qëllimi ynë kryesor do te mbetet rimëkëmbja e sportit ne vend. Ndërkaq për sportet në përgjithësi, Agjencia për rini dhe sport është në hap me kohën dhe që në fillim te vitit 2021 do të filloj ndarja e vauçerëve për klubet, nëpërmjet federatave. Gjithashtu klubet do të përfitojnë edhe nga programi 20 dhe programi 40, ku përsëri Agjencia për Rini dhe sport i financon federatat në vendin tonë, dhe përveç këtyre dy programeve kemi edhe nga lojërat të fatit ku një përqindje dedikohet drejtpërdrejtë për sportin, përmes Agjencisë. Agjencia për rini dhe sport ndjek me vëmendje zhvillimet në sportet individuale dhe si institucion besojmë në përmirësimin e standardit për sportet individuale, për këtë arsye, edhe inkurajojë sportistët pasi ne si institucion ofrohemi si partner serioz dhe çdo sportist tek ne gjithmonë do ta gjejë derën hapur. Besoj se buxheti për vitin 2021 do te jetë i mjaftueshëm duke pasur parasysh që shuma më e madhe nga buxheti ndahet pikërisht për sportin dhe infrastrukturën e sportit.

 

Në të kaluarën janë bërë mjaftë investime, ku bëjnë pjesë edhe sallat e sporteve. Por, megjithatë kemi salla të shkatërruara, kemi salla që janë jashtë funksionimit. Mendoni se këto duhet të jepen në koncesion?

RUSTEMI: Agjencia për rini dhe sport realizon investime kapitale duke rregulluar infrastrukturën e sportit dhe duke e përshtatur me standardet e kohës, ku pas finalizimit të punës objektet u jepen në menaxhim komunave apo institucioneve relevante, të cilët vendosin nëqoftëse do të jepen objektet për koncesion apo jo. Ne si Agjenci nuk bëjmë ndarjen e koncesioneve, por vetëm realizojmë investimet kapitale si instrument i qeverisë.

Kemi qenë dëshmitarë në të kaluarën të diskriminimit etnik në ndarjen e mjeteve. Si është gjendja tani?

RUSTEMI: Nuk mund të themi se ka diskriminim etnik në ndarjen e mjeteve nga Agjencia. Kjo për faktin se ndarja e mjeteve në sport, u dedikohet klubeve përmes federatave. Për fat të keq, në disa disiplina sportive ku nuk tregohet interes për formimin e klubeve, si shembull ajo e hendbollit, volejbollit, basketbollit, atletikës, ku ndahen më tepër mjete shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, numri i klubeve që menaxhohen nga shqiptarët në federata është më i vogël ose në disa edhe zero, ndërkaq në futboll apo të ngjashëm ku ka më shumë klube që menaxhohen nga shqiptarët, ndarja e buxhetit është nëse e drejtë dhe brenda kornizave. Dëshmi tjetër janë edhe projektet e nisura për te zhvilluar sa më tepër infrastrukturën e sportit në komunat ku udhëhiqen nga shqiptarët dhe sportin në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe klubet që menaxhohen nga shqiptarët. Duhet theksuar edhe vëmendja për avancimin e kuadrit shqiptar pranë Agjencisë për rini dhe sport, si vlerë e domosdoshme dhe e padiskutueshme.


Përveç sallave të sportit, së fundmi jeni koncentrua edhe në ndërtimin e pishinave. Ajo e Tetovës është drejt procedimit. Por çfarë po bëhet me Pishinën e hapur “Plaja Vista” të Shkupit?

RUSTEMI: Para disa ditëve nga afër vëzhguam procesin e ndërtimit të pishinës në qytetin e Tetovës, si një investim kapital që ka munguar në këtë qytet. Bashkë me neve ishin edhe përfaqësues të kompanisë ndërtuese EUROVIA, përfaqësues të organit mbikëqyrës dhe përfaqësues nga komuna e Tetovës, mes tjerash u konstatua se objekti ka përfunduar fazën e konstruktit të jashtëm, dhe se për momentin gjendet në fazën e montimit të sistemit të ventilimit dhe montimit të kornizës së pishinës, që duhet të realizohet në muajt e parë të vitit 2021. Sa i përket Pishinës “Plaja Vista” në Shkup, nuk është paraparë ndonjë investim konkret përmes Agjencisë për Rini dhe Sport nga ana e qeverisë për vitin 2021.

Next Post

Situata me kontratën, Ramos i ka thënë Perezit: Kam dëgjuar që PSG dëshiron të ndërtojë një skuadër me mua dhe Messin

Real Madridi është angazhuar për zgjatjen e kontratave të tre futbollisteve, Luka Modric, Sergio Ramos e Lucas Vazquez, por deri më tani vetëm njëri prej tyre ka pranuar të vazhdojë me Los Blancos. “Duam t’i mbajmë të gjithë… Është në interesin e të gjithëve dhe është gjë e mirë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: