Sot me fillim në ora 12:00, do të bëhet hapja e objektit të Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, njofton FLAKA
Në këtë ngjarje prezent do të jetë edhe kryetari i Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev.
Pas hapjes solemne, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi bashkë me
kryeministrin, z. Zoran Zaev do të japin deklarata për gazetarët në media qendrën e Ministrisë për sistem politik.
Adresa e objektit të ministrisë për sistem politik do të jetë rruga Filipi i Dytë i Maqedonisë, numër 11 (pallati 6 katesh në hyrje të garazhit nëntokësor pranë Teatrit Kombëtar të Maqedonisë)