Sot, (22.08.2019), në Kërçovë, të rinjtë debatuan në temën “A janë adekuate video lojërat që përmbajnë dhunë për të rinjtë”.
Ky debat është pjesë e projektit “Përforcimi i qëndrueshmërisë drejt ekstremizmit të dhunshëm të bashkësive lokale në Maqedoni”, përkrahur nga Ambasada Britaneze dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.
Ky projekt ka për qëllim që të jap përkrahje të strategjisë nacionale dhe planit aksional për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet aktorëve lokal, duke kyçur edhe liderët e shoqërisë civile, bashkësitë fetare, të rinjtë dhe pushtetet lokale dhe qëndrore, në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes krijimit të Ekipeve për Veprim në Komunitet (EVK), në tre pilot komunat, Çair, Gostivar dhe gjithsesi komunën tonë të Kërçovës, thekson koordinatori i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës, Arben Ristemi.