Në Ohër vendoset tabela dygjuhëshe e Entit të Statistikave, reagojnë portalet maqedonase (FOTO)

vull

Në Ohër në njësinë rajonale të Entit Shtetëror të Statistikave është vendosur tabela në dy gjuhë e këtij institucioni: maqedonisht dhe shqip.

Megjithatë portale të caktuara në gjuhën maqedonase kanë reaguar për këtë duke thënë se tabela është në kundërshtim me ligjin, pasi që në Ohër nuk jetojnë mbi 20 për qind shqiptarë, përcjellë INA.

Sipas tyre, në Ohër jetojnë vetëm 7 për qind shqiptarë sipas regjistrimit të vitit 2002. Ato kanë cituar edhe një deklaratë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili ka thënë se nuk ka gjasa që të aplikohet dygjuhësia në qytete ku shqiptarët nuk janë mbi 20 për qind. (INA)

Next Post

Zaevi: Nesër kumtojmë vendimin për rrogat në arsim, jemi për një njësi zgjedhore

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të kishte dëshirë të fliste në lidhje me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe Qeverisë për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave, por që kjo pritet të kumtohet nesër nga vetë ministri i Arsimit pas konsultimeve me Ministrinë e Financave. “Sado që kam dëshire të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: