Ekipet e komunikacionit të Sektorit për Punë të Brendshme – SPB Shkup po e realizojnë aksionin për largimin e automjeteve që lëvizin dhe janë parkuar në zonën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe gjobitjen e atyre që cënojnë lëvizjen e lirë dhe sigurinë e qytetarëve.
Komuna e Çairit përmes një njoftimi е paralajmëroi ndërmarrjen e aksioneve të përditshme nga ana e SPB –Shkup dhe përkujtoi se koha e lejuar e lëvizjes së automjeteve vetëm për nevojat e zejtarëve dhe afaristëve është prej ora 06:00 deri në ora 09:00 të mëngjesit. Çarshia e Vjetër e Shkupit është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore dhe autenticitetin e saj duhet ta ruajmë të gjithë.