Në UT “Inno Tech Club” bashkëbisedoi me studentët për inovacionet teknologjike dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës

vull

Në Universitetin e Tetovës, organizata “Inno Tech Club”, sot para studentëve tanë e prezantoi platformën e, që kryesisht merret me promovimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve.

Nëpërmjet këtyre takimeve, ku ftohen sipërmarrës, menaxherë, profesorë dhe novatorë të rinj, të cilët nëpërmjet tregimeve për zhvillimin e karrierës së tyre, inspirojnë të rinjtë që të zgjedhin karrierë në ndonjërën nga këto lëmi. Takime të këtilla mbahen në të gjitha universitetet publike në vend, në të cilët, nëpërmjet shoqërimit të përbashkët dhe prezantimit jo formal, prezantohen projektet e suksesshme inovative-shkencore dhe teknologjike, të cilat i kanë bërë persona fizikë ose kompani të vendit tonë. Takimet e këtilla inspirojnë për iniciativa të reja të përbashkëta.

Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani e përshëndeti këtë nismë, duke theksuar se inovacionet janë domosdoshmëri të kohës dhe se, universiteti i ynë gjithmonë i ka mirëpritur organizimet e këtilla, pasi u shërbejnë studentëve dhe të rinjve për t’u zhvilluar profesionalisht.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të UT-së të shpreh falënderimet për prezencën tuaj kaq të madhe dhe kënaqësinë tonë që universiteti i ynë, Rektorati i UT-së të jetë nikoqir, njëkohësisht edhe promovues për mundësinë e inovativitetit në të gjitha sferat e mundshme në këtë nënqiell. Inovativiteti është një domosdoshmëri e kohës për arsye se fokusohet në të bërit e gjërave të reja, me metoda të reja. Duke u bazuar se jetojmë në kohën e globalizimit, në kohën e integrimeve të ndryshme dhe duke e pasur si fakt se vetë globalizimi është produkt i inovativitetit, ndërsa inovativiteti është bërë domosdoshmëri në çdo hap, jo vetëm të konkurrencës por edhe të zhvillimit ekonomik, jo vetëm i vendeve në zhvillim por edhe i vendeve të zhvilluara. Universiteti ynë, përmes njësive të veta, përveç karakterit edukativ-arsimor, ka edhe komponentin e hulumtimit shkencor, që reflektohet me punime shkencore në degë të caktuara dhe po ashtu këto punime janë premisa të një aktiviteti të ri në kontekstin e kreativitetit, inovativitetit dhe kështu me radhë ”, tha prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani.

Storiet e tyre të suksesshme, që lidhen me shkencën, teknologjinë dhe inovacionin i shpalosën profesori i Universitet të Tetovës, Prof. Dr. Bashkim Ziberi, përfaqësuesi i Elektro Sharri, z. Gajur Abdurahmani dhe Orhan Bagashov, në cilësinë e inovatorit të ri. Ky takim u përmbyll përmes bashkëbisedimit, me studentët që shfaqën interesim të theksuar sa u përket metodave të kyçjes në biznese dhe arritjeve në sferën e teknologjisë dhe shkencës.

Next Post

Ministri Hoxha realizoi takim me ambasdoren Gjermane, Holstein

Arijanit Hoxha kuadër i lëvizjes Besa që udhëheq Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, sot realizoi takim  me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein, u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis dy vendeve tona dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i ofron vendit tonë për një zhvillim më të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: