Në UT u organizua punëtori për zbatimin e metodave statistikore në hulumtimet shkencore

vull

Në Universitetin e Tetovës, më 15 dhe 16 nëntor u organizua punëtori me temë: “Zbatimi i metodave statistikore në hulumtimet shkencore”.

Në këtë punëtori morën pjesë stafi akademik dhe studentë të ciklit të dytë dhe të tretë, të cilët i ndjekin studimet në Universitetin tonë.

 


Në këtë trajnim ku morën pjesë mbi 100 pjesëmarrës u përfshinë udhëzimet bazë për konkretizimin e hulumtimit shkencor: përzgjedhja e ekzemplarit (mostrës), mbledhja e të dhënave dhe përpunimi i tyre statistikor.

Krahas sqarimeve të përdorimit të metodave statistikore në kërkimet shkencore u përdor edhe programi statistikor (SPSS) për përpunimin e të dhënave të studimit.
Punëtoria u organizua në kuadër të punimeve të Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe të Arteve.

Next Post

‘Illegales business’ thotë Dard, projekt mjaft i pëlqyer nga publiku (Video)

Në një intervistë të fundit tha se po vjen për të tund skenën muzikore shqiptare ndërkohë që projekti i tij i fundit i publikuar vetëm pak ditë më parë po shpërthen gjithandej. ‘Illegales business’ titullohet kënga më e re e Dard e finalizuar edhe me videoklip e që në këtë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: