Në UT u promovua libri “Bijtë e Dheut”

vull

Në Universitetin e Tetovës u promovua romani “Bijtë e Dheut” i autorit Llukas Dajns. Në këtë veprimtari morën pjesë Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekanë fakultetesh, përfaqësues institucionesh, studentë dhe dashamirë të librit. Mënyra e hartimit të këtij libri, linjat e tij narrative, ndërtimi i personazheve, situatave, dialogjeve e shumë cilësi të tjera e bëjnë romanin tipik dhe lehtë të komunikueshëm me lexuesit.

“Ajo që e bën veçanërisht intrigues romanin dhe që hap mundësi të ndryshme leximi si nga këndi i rrëfimit letrar ashtu edhe nga këndi i analizave historiko – politike, aluzionit të lëkundjeve të vogla të interesave të Fuqive të mëdha që si në efektin e fluturës shkaktojnë vërshime në shtetet e vogla të Ballkanit është pikërisht vendosja e ngjarjes në fillim të shekullit 20 –të në Maqedoni”, deklaroi Mr. Sc. Vjollca në cilësinë e recensueses. Romani në vete ngërthen peisazhe, pamje mbresëlënëse njerëzish e natyre, pamje të tmerrshme eksodi, kufomash, refugjatësh, arkitekturë, rrëfime historish personale, reflektime, shpresë, besim, paragjykime, mall, gënjeshtra, ëndrra, makthe, përndjekje e shumëçka. “Kur i llogarit të gjitha këto, përkthimi nuk mund të jetë vetëm punë teknike por kalon në përjetim dhe përvojë dhe krejt në fund, kënaqësi”, theksoi përkthyesja e romanit, Mr. Sc. Behare Kasami. Ata që shkruajnë nuk e kanë fort dhuntinë e fjalës dhe kjo është një ndër arsyet pse shkruajnë, prandaj zgjedhin të jetojnë në heshtje e hije.“Libri i Llukasit nuk ta jep atë luks, është libër me densitet të lartë ngjarjesh, subjektesh dhe vendesh”, u shpreh ish nxënësja e tij Donika Kamberi.

Nëpërmjet këtij romani, autori dëshiron që popujt e Ballkanit ta shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe të vendosin balancë mes dritës dhe errësirës, të mirës dhe të keqes, sepse vetëm atëherë mund të bashkë ndjejnë njëri-tjetrin. Vetëm kështu mund të konceptohet ecja përpara. “Libri nuk është për një shqiptar. Nuk është as për Goce Dellçevin e as për Jane Sandanskin e VMRO-në, të cilët janë pjesë e librit, por jo personazhe kryesore. Personazhi kryesor është hija e jonë, ajo errësirë e thellë e zezë në shpirtin tonë që e kemi të gjithë, por rrallë e pranojmë”, nënvizoi autori i romanit “Bijtë e Dheut”, Llukas Dajns.

Libri “Bijtë e Dheut” u mirëprit nga pjesëmarrësit në promovim, të cilët treguan kureshtje për ta lexuar nga vetë fakti se ngërthen në vete një temë mjaft intriguese.

Next Post

UT me projekt të veçantë kushtuar fëmijëve me autizëm

Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me disa shkolla fillore në qytetin e Tetovës, prej 24 tetor 2019, filloi realizimin e projektit në mbështetje të fëmijëve me autizëm. Ky projekt është hartuar nga Zyra për Përpilim dhe Menaxhim me Projektet e UT-së, ndërsa është mbështetur nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: