Në UT u realizua me sukses edhe afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj

vull

Në të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, prej 9 deri më 11 shtator u zhvillua afati i dytë i regjistrimit të studenteve të rinj. Kandidatë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe Lugina e Preshevës kanë shprehur interesim të lartë për të aplikuar në programe të ndryshme studimore.
Me realizimin e këtij afati, Universiteti i Tetovës po i përmbush pritshmëritë për regjistrimin e studentëve të rinj, të cilët për herë të parë nga 1 tetori do të fillojnë t’i ndjekin studimet në Universitetin tonë, për vitin akademik 2020/2021.
Pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat të cilat mund t’i imponojë pandemia globale e Covid-19, Universiteti ynë do të zbatojë në përpikëri të gjitha rekomandimet e institucioneve kompetente dhe në çdo kohë do të jetë në shërbim të studentëve.
Të gjitha shërbimet administrative janë angazhuar me shumë përkushtim që studentëve t’ua lehtësojnë sa më shumë shërbimet e tyre.
Studentët që janë pranuar në afatin e dytë, prej sot, më 15 e deri më 18 shtator duhet t’i kryejnë pagesat e regjistrimit.
Next Post

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Marija Petroviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me ambasadoren e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Marija Petroviq. Ambasadorja Petroviq i drejtoi urime për rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm, zhvillim të shpejtë dhe dinamikë të negociatave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: