Nesër ditë zie në Kumanovë

Blerand Rexhepi

Nesër është shpallur ditë zie në Kumanovë, njëzëri vendosën këshilltarët në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit, të caktuar pas ngjarjes tragjike të djeshme në Rramanli, ku në një shtëpi familjare pas shpërthimit të bombolës me gaz dha zjarrit e humbën jetën tre fëmijë, më vonë edhe një burrë 58 vjeçar, ndërsa gjithsej shtatë persona u lënduan.

Flamujt do të ngriten në gjysmë shtizë, ngjarjet kulturore, sportive dhe argëtuese do të shtyhen. Këshilltarët me një minutë heshtje i nderuan viktimat.

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, theksoi se njerëzit e Kumanovës e bashkë-ndjenjë dhimbjen e familjeve Alimi dhe Sakipi.

Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente shtetërore ta konfirmojnë gjendjen faktike dhe të japin detaje. Dimitrievski në emër të tij dhe në emër të banorëve të Kumanovës shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të lënduarve dhe atyre që janë duke luftuar për jetët e tyre.

Next Post

Habibe Ostreni - FLEXY Rikthehet me një hit te ri... Kënga titullohet MILION (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur e  estradës shqiptare, Habibe Ostreni i është rikthyer këngës shqipe me një këngë e cila ka pushtuar veshin e çdo dëgjuesi shqiptare njëherit duke e pëlqyer tej mase.   Ajo ka postuar këngën e saj në rrjete sociale në youtube ku për një kohë të shkurtër ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: