Nesër protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

vull

Kumtesë e këshillit organizativ: 

Sot u mblodhem ne Shkup per te percjelle mesazhin qe Protestat Paqesore kunder vendimit te KRRE per shtrenjtimin e rrymes elektrike vazhdojne neser ne me teper qytete Shkup, Kumanove, Tetove, Gostivar, Kercove, Diber, dhe Struge.

Faleminderojme gjitha mediat ne vend qe sot erdhen ne Press Konferencen e thirur nga Keshillat Protestuese qe edhe jane organizatore te protestave paqesore kunder plackitjes legale te parave te qytetareve te RMV nga ana e kompanive distributive te energjise elektrike.

Sa i perket protestes paqesore ne Shkup ajo do te mbahet neser. E PREMTE, 14 08 2020. ora 18:00 edhe ate ne dy lokacione: Parku i Cairit dhe Parku Grua. Qytetaret mund te mblidhen ne keto dy lokacione edhe me heret pasi planifikohet qe ne ora 18:00 te marshohet deri tek QT Mavrovasja ku dy grupet e qytetareve do te takohen tek udhekryqi te Mavrovasja dhe do te vazhdojne ne drejtim te nderteses se Qeverise se RMV. Tek Mavrovasja protestes do t’i bashkangjiten edhe anetaresia e Konfederates se Sindikatave te RMV, te cilet do vijne me vetura te cilat do te levizin pas kolones se protestuesve deri te ndertesa e Qeverise se RMV.

Shfrytezoj rastin te ju informoj qe protestes paqesore i bashkangjiten edhe shume OJQ, Sindikata e Pavarur e Policise, Sindikata e Arsimit te RMV, Konfederata e Sindikatave te RMV, e shume shoqata tjera qytetare si dhe portale te cilet vec me kane bere thirje tek grupe te ndryshme te qytetareve qe te dalin neser, 14 08 2020, ne protesten e rradhes.

Protesta eshte paqesore dhe qytetare dhe nuk ka ngjyrime politike e as etnike apo fetare. Problemi i cmimit te rrymes elektrike tangon cdo familje pa marre parasysh bekgraundin etnik, fetar, politik etj. Per vite me rradhe cmimi i rrymes elektrike ka qene ne rritje e siper. Per 14 vite cmimi i rrymes elektrike eshte rritur per 230%. Neser eshte dita per te dale dhe per tua be me dije se NE JEMI KETU per t’i thene STOP ketyre vendimeve per shtrenjtimin e rrymes elektrike dhe per te kerkuar:
1. ANULIM TE VENDIMIT TE KRRE PER SHTRENJTIMIN E RRYMES ELEKTRIKE
2. PAS ANULIMIT TE VENDIMIT TE ULET CMIMI I RRYMES ELEKTRIKE PER 46% (33% fuqi e angazhuar dhe 13% te TVSH, prej 18% ne 5%).
3. ZHBERJE TE KRRE NGA ANA E PARLAMENTIT POR ME PROPOZIM TE QEVERISE
4. NDERPRERJE TE KONTRATES MES QEVERISE DHE KOMPANISE FAMEKEQE TE DISTRIBUIMIT TE RRYMES ELEKTRIKE EVN dhe QEVERIA TE MERRW NEN ADMINISTRIM KOMPANITE E DISTRIBUIMIT TE RRYMES ELEKTRIKE.
5.FALJE TE KAMATAVE NGA LLOGARITE E RRYMES PASI LLOGARITE KANE QENE AQ TE LARTA SA QE QYTETARET ME PAGESEN E KETYRE LLOGARIVE KANE PAGUAR KAMATA EDHE KAMATA MBI KAMATA.
6. FALJE TE LLOGARIVE TE RRYMES ELEKTRIKE PER RASTET SOCIALE NE RMV.

Te gjitha keto kerkesa mund te realizohen poqese ju qytetaret qe edhe jeni SOVRANI ne kete vend dilni neser ne proteste sa me masovikisht dhe me prezencen tuaj percillni mesazhin e forte qe durimit tuaj i erdhi fundi dhe se me nuk do rrini duarkryq ne shtepite tuaja derisa dikush atakon dhe tenton tua zbraz buxhetin tuaj familjar.

Koha per te kthyer dinjitetin qytetarit dhe per te ndalur varferimin e metejme te qytetareve.

TE DALIM NESER BASHKE DHE TE PERCJELLIM KETO MESAZHE DHE KERKESA PARA NDERTESES SE QEVERISE NE MENYRE PAQESORE DHE CIVILIZUESE!

Next Post

BALLISTËT E DËRVENIT

Ky Dërveni, gryk me emën N’Dardani është i përmendun Ndër beteja e n’rrafsh kuvendi I këndohet kënga rend për rendi Burra trima krejt me plisa Komandant Daim Kopanica Shokët e ballit i kish me veti Si Kasomi edhe Shefketi N’kep t’shishovës kanë zënë prita Po luftojnë me komunista Mitralozit i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: