“Nga Arbën Xhaferi te Afrim Gashi”, aktivistët e Selës nuk duan të identifikohem me Alternativën

Blerand Rexhepi

Sa vjen e thellohen ndasitë e aktivistëve të LR-PDSH-së ndaj krerëve të Alternativës. Mosdurimi i aktivistëve të LR-PDSH-së ndaj Afrim Gashit, tashmë i caktuar si bartës i listës për deputet në Njësinë e dytë zgjedhore ka bërë që LR-PDSH të merret seriozisht me qetësimin e aktivistëve.
 
Në këtë drejtim ishte edhe sot pres konferenca e sekretarit gjeneral të LR-PDSH-së, Arben Taravari, i cili i vetëm – pa asnjë nga krerët e Alternativës, kërkoi nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që anëtarët e komisionit zgjedhor që i takojnë BESËS, ti barten partisë së Ziadin Selës dhe mjetet për marketing në media të fushatës, ti jepen në menaxhim vetëm LR-PDSH-së.
 
“Nga Arben Xhaferi te Afrim Gashi, nuk shkon. Numri më i madh i aktivistëve tanë refuzojnë të paraqiten dhe të identifikohen me Afrim Gashin dhe kompaninë që tashmë njihen si ‘grupi u unazave’. Kryesia qendrore e partisë e ka të njohur këtë fakt dhe kjo është arsyeja pse sot Taravari u paraqit i vetëm në konferencë për media dhe u mua të na jap shpresë se, neve do të na takojnë mjetet financiare të dedikuara për BESËN për marketing dhe se komisiomerër zgjedhor do të jenë nga ne dhe jo nga Alternativa”, thonë aktivistët e LR-PDSH-së të Shkupit dhe Kumanovës.
 
Se Gashi nuk do ketë mbështetje të aktivistëve të partisë së Selës, tregojnë eshe paralajmërimet e Degëve në Likovë, Kumanovë dhe Shkup se Shtabe të LR-PDSH-së nuk do hapen për Gashin, por se Shtabe do të duhet ta hap vetëm Alternativa.
Next Post

Çka i bëri Ismail Qemali i BDI-së Zhinzifovit të Zoranit

Ta fitosh Ali Ahmetin është vështirë sepse ai bën politikë me staza të gjata dhe në fund ai fiton kudo informon Tetova Sot.U ngritën të gjithë kundër emrit të shkollës në Çair dhe që të gjithë një e nga një, Ali Ahmeti dhe BDI i mposhti edhe kësaj rradhe. Një […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: