Nga mbledhja e 42-të e Qeverisë: Ka filluar procedura për furnizimin e 200,000 doza të vaksinës së inaktivuar SARS-KOV-2 kundër KOVID-19

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sontme të rregullt të 42-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për furnizimin e SARS- KoV-2 e vaksinës së inaktivuar kundër Kovid-19.

Me konkluzë të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë për detyrë të zbatojë procedurën për furnizimin e 200.000 dozave nga SARS- KoV-2 kundër KOVID-19 konform nenit 55 paragrafi (1) pika g) e Ligjit për furnizime publike ose përmes procedurës për negociata pa shpallje të konkursit.

Bëhet fjalë për furnizim të ri të sasive shtesë krahas atyre nga mekanizmit KOVAKS prej 833.000 dozave të vaksinave për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka realizuar pagesë të paradhënies dhe ka siguruar garanci financiare me çka ka përmbushur detyrimet financiare që dalin në bazë të Marrëveshjes së lidhur. Sipas paralajmërimeve të mekanizmit KOVAKS sasitë e para për këtë furnizim priten të shpërndahen në gjysmën e parë të shkurtit.

Qeveria Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Shëndetësisë është në fazën përfundimtare nga bisedimet e drejtpërdrejta me prodhuesin “Fajzer” për furnizimin edhe të 800.000 dozave për shpërndarjen e njëpasnjëshme të sasive të dakorduara në muajt e ardhshëm prej të cilave të parat në muajin shkurt.

Next Post

Ministri Spasovski i vizitoi kandidatët për nëpunës policorë në Qendrën për Trajnim në Idrizovë

“Me kënaqësi të madhe e pranova ftesën e Qendrës për Trajnim që të shoh se si duket një ditë pune e kandidatëve për nëpunës policorë të gjeneratës 2019/2020. Posaçërisht se kolegët tanë të ardhshëm, po e përcjellin modulin e fundit nga të tre modulet arsimore- secili në afat prej katër […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: