Nga mbledhja e 46-të e Qeverisë: Është miratuar Aneksi i Marrëveshjes për furnizimin e vaksinave të aprovuar nga OBSH për përdorim në raste emergjente

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut në mbledhjen e 46-të të sotme, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për arritjen e një Aneksi të Marrëveshjes për marrjen e obligimeve nga  datë 19.11.2020, të lidhur midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes  Globale të Vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE)), për furnizimin e një vaksine të aprovuar për KOVID-19 përmes mekanizmit COVAX për sigurimin e qasjes globale dhe të barabartë në vaksinat e sigurta dhe efektive për KOVID-19.

Për zbatimin e furnizim të vaksinave duhet të miratohet dhe nga këtu  Qeveria dha pëlqimin për arritjen e një Aneksi të Marrëveshjes ne të cilën  “vaksina e aprovuar” do të thotë vaksina kundër KOVID-19 në lidhje me të cilën GAVI ka hyrë në një Obligim për furnizim të avancuar dhe e cila ka parakualifikim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), standard / i kushtëzuar, autorizimin për lëshim në treg ose një autorizim për përdorim emergjent të vendosur nga Organi reptësisht rregullator  ose një Listë  për përdorim në raste urgjente e OBSH-së.

Next Post

Zaev dhe ministrat Besimi dhe Shaqiri në një takim pune me "MasterCard": Me identifikim digjital në vend të pranisë fizike, identiteti do të konfirmohet nga kompjuteri ose telefoni celular

Një vit pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me “MasterCard”, sot u mbajt një takim pune në të cilin u prezantua zgjidhja për identifikimin digjital të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë  së  Veriut. Në takimin e punës morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: